Wenger: Lacazette mungon kundër Milanit

14:49 | 14 Mars 2018
Arbresh Info

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka konfirmuar që sulmuesi Alexandre Lacazette nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Milanit nesër.

“Topçinjtë” fituan me rezultat 2 me 0 në takimin e parë në kuadër të xhiros së 1/8-së në Evropa Ligë dhe tani në Emirates janë favorit të mëdhenj për të vazhduar tutje, transmeton portali arbresh.info.

“Disa lojtarë i janë nënshtruar testeve sot në mëngjes dhe të gjithë janë në dispozicion përveç Lacazettes”, ka konfirmuar Wenger në konferencën e tij për shtyp.

“Ai do të rikthehet shpejtë në stërvitje. Mendoj se ai do të rikthehet pas pushimeve ndërkombëtare, ai është në rrugën e duhur”

“Skuadra për nesër? Nuk është lehtë për mua kur unë detyrohem të lë jashtë lojtarët më të mëdhenj. Ju duhet të zgjidhni skuadrën më të mirë për të fituar ndeshjen e ardhshme”

“Unë dua të jem në Ligë të Kampionëve. Evropa Liga është shumë e fortë këtë vit. Shikoni Milanin, Borussia Dortmundin dhe Atletico Madridin, këtu janë edhe disa skuadra tjera të mira franceze”

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme