Google ADS

Wenger ka gjetur punë menjëherë

20:41 | 18 Maj 2018
Arbresh.info

Lajmi për largimin e trajnerit Arsene Wenger nga Arsenali u pasua me spekulime të shumta rreth të ardhmes së tij.

Skuadra të ndryshme u përmendën si destinacion i tij i mundshëm. Mirëpo, së paku tash për tash ai nuk e ka ndërmend të vendosë për një skuadër, ndërsa do të mbetet pranë futbollit.Arsene Wenger do të jetë një nga analistët e “BeIN Sports” për Kupën e Botës.

Francezi ka vendosur të largohet nga Arsenal pas 22 vitesh dhe është në kërkim të një aventure të re. Ai ka zbuluar se ka marrë shumë oferta, por nuk ka bërë të ditur se nga kanë ardhur ato.

Gjithsesi, Wenger ka zbuluar planet për të ardhmen e afërt, e cila do ta gjejë atë në Rusi, ku do të komentojë dhe analizojë ndeshjet e Botërorit për BeIN Sport.

Për sa i takon të ardhmes së tij pas kësaj vere, ai ka thënë për “The Guardian” se:

“Kam shumë miq që nuk bëjnë asgjë gjatë gjithë verës dhe shijojnë pushimet. I kam zili, por unë nuk e bëj dot”. Më pas në një mënyrë ka paralajmëruar se nuk do të jetë gjatë pa skuadër. “Mërzitem shpejt. E kam të nevojshme të bëj diçka. Dua një sfidë. Kam jetuar me futbollin gjithë këto vite dhe është një pasion për mua. Nuk e imagjinoj dot veten të bëjë diçka tjetër”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme