Arsene Wenger e ka përshkruar barazimin 1 me 1 të Arsenalit në shtëpi ndaj Atletico Madridit si “rezultatin më të keq të mundshëm” duke u bazuar në lojën e tyre.
Antoine Greizmann ndëshkoi mbrojtjen e dobët të skuadrës nikoqire duke zhvlerësuar golin nga Alexandre Lacazette për t’i barazuar shifrat në 1 me 1 në fund të takimit, transmeton portali arbresh.info.
“Duke u bazuar në performancën dhe në atë se si shkoi loja, ky ishte rezultati më i keq i mundshëm për ne”, ka thënë Wenger për ‘BT Sport’ pas ndeshjes.
“Por, ne duhet të shkojmë atje në humor të mirë dhe të kualifikohemi”
“Sigurisht, është një ndjenjë si një mundësi e humbur. Ne mund të ishim kualifikuar sonte, por kjo nuk ndodhi. Portieri i tyre shpëtoi ata disa herë dhe ata shfaqën kualitet duke shënuar me vetëm një shans”
“Ajo që ka rëndësi është që ne shkojmë aty me besimin për ta bërë atë”
Arsenali do të niset në Madrid javën e ardhshme për të zhvilluar takimin kthyes./arbresh.info/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut