Ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger i ka rekomanduar Paris Saint Germainit nënshkrimin me mesfushorin Aaron Ramsey.
Bayern Munichu është duke udhëhequr garën për të nënshkruar me reprezentuesin uellsian, i cili do të mbetet pa kontratë në muajin qershor, megjithëse sugjerimet këtë javë se ata kanë arritur një marrëveshje mes tyre besohet se janë të pa vërteta, transmeton portali arbresh.info.
Raportet në Francë sugjerojnë që Paris Saint Germaini është sugjeruar nga ish trajneri francez Arsene Wenger që të përpiqet për të penguar Bayern Munichun që të mos finalizojë marrëveshjen me të.
‘Paris United’ raporton se Arsene Wenger ka folur së fundmi me trajnerin e kampionit të Ligës 1, Thomas Tuchel, dhe i ka ofruar një referencë të shkëlqyer për Ramseyn.
Tuchel besohet të ketë pasur dyshime rreth lojtarit, por Wenger ka thënë se ai do të ishte një aset i shkëlqyer për skuadrën./arbresh.info/
Statovci dhe Maqedonci vizitojnë një familje prishtinase
Xheneta plas bombën në shtëpi, flet për njohjen që la në gjy...
Salah lë të kuptohet për largim nga Liverpool
Ursula von der Leyen diagnostikohet me ‘pneumoni të rëndë’, ...
Plagoset me armë zjarri një person në Arbëri të Prishtinës
Malazezët protestojnë para Qeverisë duke kërkuar përgjegjësi...