Google ADS

Wenger i gatshëm të paguaj 44 milionë për sulmuesin Yannick Carrasco

13:03 | 30 Janar 2018
Arbresh Info

Arsenali raportohet se është i përgatitur për të rrëmbyer duke paguar  44 milionë funta për sulmuesin e Atletico Madridit, Yannick Carrascon.

Reprezentuesi belg ka shkëlqyer kundër Arsenalit në Ligë të Kampionëve vite më parë derisa ishte një lojtar i Monacos duke shënuar golin e tretë në fitoren 3 me 1 për gjigantin në Liga 1, transmeton portali arbresh.info.

Carrasco që nga atëherë ka shkëlqyer në La Liga, megjithëse nuk duket më gjatë se ka të sigurt pozitën startuese në formacionin e trajnerit Diego Simeone, gjë që ka vendosur të ardhmen e tij në dyshime.

‘Mundo Deportivo’ tani raporton që Arsenali është i gatshëm për të rrëmbyer transferimin e  24-vjeçarit gjatë verës dhe Arsene Wenger mësohet se është një admirues i madh i lojtarit pasi ishte impresionuar me paraqitjen e tij kundër tyre.

Mbetet ende e pa qartë se çfarë do të bëjnë “Topçinjtë” në sulm pas humbjes së Alexis Sanchez dhe Theo Walcollt këtë janar./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/316253935562581/

Të ngjashme