Arsenali raportohet se është i përgatitur për të rrëmbyer duke paguar 44 milionë funta për sulmuesin e Atletico Madridit, Yannick Carrascon.
Reprezentuesi belg ka shkëlqyer kundër Arsenalit në Ligë të Kampionëve vite më parë derisa ishte një lojtar i Monacos duke shënuar golin e tretë në fitoren 3 me 1 për gjigantin në Liga 1, transmeton portali arbresh.info.
Carrasco që nga atëherë ka shkëlqyer në La Liga, megjithëse nuk duket më gjatë se ka të sigurt pozitën startuese në formacionin e trajnerit Diego Simeone, gjë që ka vendosur të ardhmen e tij në dyshime.
‘Mundo Deportivo’ tani raporton që Arsenali është i gatshëm për të rrëmbyer transferimin e 24-vjeçarit gjatë verës dhe Arsene Wenger mësohet se është një admirues i madh i lojtarit pasi ishte impresionuar me paraqitjen e tij kundër tyre.
Mbetet ende e pa qartë se çfarë do të bëjnë “Topçinjtë” në sulm pas humbjes së Alexis Sanchez dhe Theo Walcollt këtë janar./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/316253935562581/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...