Arsene Wenger është i bindur që Paul Pogba ka fuqi mendore për të pasur sukses në Manchester United.
25-vjeçari ka pasur probleme me konsistencë qysh pas rikthimit të tij në Old Trafford, ndërkohë që Jose Mourinho e largoi mesfushorin edhe nga roli i tij si zëvendëskapiten në fillim të sezonit për shkak të shqetësimeve rreth qëndrimit të tij, transmeton portali arbresh.info.
Pogba ishte njëri nga performuesit më të dobët në fitoren 2 me 1 ndaj Juventuist mbrëmjen e së mërkurës, por Wenger beson se reprezentuesi francez ka aftësi për t’ia treguar të kundërtën dyshuesve të tij.
“Ai është një talent i madh dhe për shkak që njerëzit presin nga ai të bëjë dallim dhe nganjëherë ai nuk duhet gjithmonë të ketë harmoni të mirë me trajnerin e ri, disa prej tyre janë në njërën anë e disa në tjetrën”, ka thënë Wenger për ‘beIN Sports’.
“Që kur kam qenë në lojë, lojtarët e mëdhenj janë kritikuar gjithmonë”
“Më kujtohet me Glen Hoddlen, ai ishte një futbollist fantastik në Angli kjo i ishte vënë në pikëpyetje”
“Më kujtohet Platini ishte vënë në pyetje në Francë, Zidane në Francë, Beckham në Angli dhe Schols së bashku me Gerrard e Lampardin”
“Është fati i lojtarëve të mëdhenj që duhet vënë në pikëpyetje, është talenti që duhet përgjigjur dhe mendoj se ai fuqi mendore për ta bërë këtë”
Pavarësisht formës jo të mirë të Pogbas kundër ish skuadrës së tij, “Djajtë e Kuq” u larguan nga Torino me fitore 2 me 1./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...