Arsene Wenger ka shfrytëzuar konferencën e tij të fundit për shtyp si trajner i Arsenalit për të kërkuar nga pasardhësi i tij që të respektoj vlerat e klubit dhe traditën.
Francezi do të largohet nga klubi pas ndeshjes së Arsenalit me Huddersfieldin të dielën duke i dhënë fund 22 viteve të tij si trajner në Emirates, transmeton portali arbresh.info.Klubi synon të gjej pasardhësin e Arsene Wenger para fillimit të Kampionatit Botëror, gjë që do të thotë se kanë mbetur edhe tri javë ndërmjet fundit të sezonit dhe ndeshjes së parë në Rusi.
“Këshilla është që të jap më të mirën e tij dhe të respektoj vlerat e klubit”, ka thënë Wenger.
“Ky klub është i respektuar nga e gjithë bota. Do doja që ai të sillte këtu ideat e tij, fjalimet e tij, një mënyrë ndryshe për ta parë lojë. Është një shans për lojtarët për të parë diçka ndryshe”
“Por, gjithashtu për të respektuar atë që është ndërtuar këtu dhe për atë që iu intereson njerëzve këtu gjithashtu”
Takimi kundër Huddersfieldit luhet duke filluar nga ora 16 të dielën në stadiumin John Smith./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...