Wenger i beson plotësisht Lacazettes

14:15 | 16 Nëntor 2017
Arbresh Info

Arsene Wenger thotë se i beson plotësisht sulmuesit Alexandre Lacazette para derbit ndaj Tottenhamit.

I pyetur pse vazhdon të ngurrojë për të mos shfrytëzuar 26-vjeçarin në ndeshje të mëdha, Wenger u përgjigj: “Jo, jo aspak”, transmeton portali arbresh.info.

“Kam për të bërë një përzgjedhje të madhe çdo herë. Vendime të mëdha përpara. Ai ka luajtur shumë ndeshje, mendoj se ishte vetëm takimi si mysafirë ndaj Manchester City që ai nuk startoi. I besoj atij plotësisht”

Sidoqoftë, trajneri nuk zbuloi nëse Alexandre Lacazette do të jetë pjesë e formacionit startues në këtë ndeshje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme