Trajneri francez, Arsene Wenger, beson se skuadra e tij është dashur së paku të merrte një pikë ndaj Tottenhamit.
Harry Kane shënoi golin e vetëm në minutën e 49, për t’ia dhuruar skuadrës së tij tre pikët e plota.
Por, Wenger është i zhgënjëyer nga skuadra e tij pasi nuk i konevertuan në gola rastet që ata i krijuan në Wembley.
“Unë e ndjeva se në pjesën e parë, ne humbëm tri apo katër raste në kundërsulme dhe kjo në këtë nivel është e vështirë të përbiret”, tha Wenger.
“Sigurisht se në pjesën e parë ne kishim shumë raste, në të cilat pret pasimin e fundit të jetë më i mirë për ne. Kur ata shënuan, ne humbën në lojën tonë dhe Spurs kanë mundur të shënojnë më shumë, por në dhjetë minutat e fundit ne është dashur të barazonim në 1 me 1”, shtoi tekniku franez.
“Goli i parë kishte një ndikim të madh dhe për fat të keq ata realizuan një gol me kokë”, përfundoi Wenger.
Edhe pse topçinjtë nuk kishin asnjë në goditje brenda kornizës së portës së Lloris, deri në minutën e 68 kur Jack Wilshere rrezikoi seriozisht portën e Spurs, rrezikonin mbrojtjen e Tottenhami me aksionet e tyre.
Mesut Ozil dhe Henrikh Mkhitaryan dështuan të finalizonin kundërsulmin në pjesën e parë, i cili kishte mundur të jetë goli i epërsis së Arsenalit.
Po ashtu, sulmuesi francez Alexandre Laccazette, i inkuadruar në dhjetë minutat e fundit, kishte dy raste të mira për ta barazuar rezultatin, por që nuk u tregua i saktë.
Ndërsa, sulmuesi tjetër i Arsenalit, Pierre-Emerick Abuameyang, nuk arriti të tregonte asgjë gjatë tërë takimit dhe ishte një nga më të dobëtit.
Takimi i radhës për Arsenalin do të jetë më 1 mars kundër Manchester City në Emirates Stadium, ndërsa Spurs do të takohen me Crystal Palace më 26 shkurt. /arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë