Arsenali do të reagoj me shpejtësi për të nënshkruar me mbrojtësin e Real Madridit, Danilon, nëse Hector Bellerin rikthehet te ish klubi i tij – Barcelona.
Gjiganti në La Liga dëshiron të nënshkruaj me një mbrojtës të krahut të djathtë dhe ylli i “Topçinjve” është shënjestra e tyre kryesore duke hapur rrugë për futbollistin e ‘Los Blancos’ për transferim te skuadra londineze, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Antoine Griezmann zbulon zgjedhjen e tij për “Topin e Artë”
Danilo nënshkroi me skuadrën spanjolle në vitin 2015 nga Porto për 27 milionë funta, por ai dështoi për të shpaguar çmimin e lartë që ata paguan për të siguruar shërbimet e tij. 25-vjeçari ka dështuar gjithashtu për të siguruar një pozitë në formacionin startues nën udhëheqjen e Zinedine Zidane pasi trajneri francez preferon më shumë Dani Carvajalin.
Bazuar në gazetën spanjolle ‘Don Balon’, Real Madridi do të pranoj çdo ofertë rreth 17 milionë euro që shtrohet për të derisa edhe presidenti Florentino Perez thuhet se dëshiron të heq dorë nga dështaku i skuadrës.
Lexo edhe: Ndërpritet ndeshja në Greqi, trajneri serb goditet me birrë në kokë (VIDEO)
Danilo ka bërë 16 paraqitje në La Liga këtë sezon gjatë 37 ndeshjeve./arbresh.info
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”