Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka pranuar se është duke “vuajtur” për shkak të problemeve të fundit të skuadrës së tij që e kanë lënë pa gjumë.
Klubi nga veriu i Londrës është tronditur dy herë radhazi brenda një jave nga Manchester City dhe aktualisht qëndron në pozitën e gjashtë në tabelën e Premierë Ligë me 33 pikë larg skuadrës së Pep Guardiolas në krye, transmeton portali arbresh.info.
Fitorja 2 me 0 në Evropa Ligë kundër AC Milanit i dha fund katër ndeshjeve radhazi derisa presioni në trajnerin francez vazhdon të rritet gjithnjë e më shumë. Para ndeshjes të së dielës kundër Watfordit, Wenger ka folur për problemet e tij duke zbuluar gjithashtu se si Sir Alex Ferguson i ka dal në ndihmë.
“Çdo trajner ua thotë që kur nuk merrni rezultatet, gjëja e parë ku ju ndikon është humori, mungesa e gjumit dhe dëshira për të gjetur zgjidhjet”, ka thënë Wenger për ‘Sky Sports’. “Por, kjo është pjesë e punës. Kur ju jeni trajner i ri ëndrra juaj është që të merrni detyrën dhe të fitoni çdo ndeshje futbolli, por gjërat nuk janë kështu”
“Është mbijetesa ndërmjet zhgënjimeve, gjetja e zgjidhjeve që është interesante gjithashtu. Kjo mund t’iu bëjë një trajner më të mirë për tu përballur me një krizë”
“Kam pranuar mesazhe të ndryshme nga (trajnerët e kaluar dhe ata aktual) që janë mbështetës dhe unë dua ta them se jam shumë mirënjohës për ata dhe se do të vazhdojmë të shkojmë përpara edhe në kohëra të vështira”
“Kam raporte të mira me Fergusonin dhe nganjëherë ai më dërgon një mesazh kur gjërat nuk shkojnë mirë”
Takimi i Arsenalit kundër Watfordit zhvillohet në Emirates duke filluar nga ora 14:30./arbresh.info/
Ujësjellësi në Prizren njofton për rritjen e nivelit të ujit...
Fluksi në pikat kufitare, drejtori i Policisë nga Kakavija: ...
Tjetër fitore e Nottingham Forest, ngritët në pozitën e dytë
Tayna hyn të hënën në Big Brother VIP Kosova
Londinezët synojnë ta ndalin hovin e “The Reds”/...
Kurti: Në Gjilan për të rikonfirmuar mbështetjen mbarë popul...