Trajneri Arsene Wenger, ka zbuluar se ishte ndjerë shumë keq kur Serge Gnabry vendosi të largohej nga Arsenal-i në vitin 2016.
Gjermani iu bashkua “Topçinjve” në vitin 2011 nga Stuttgart, por emri i tij me ekipin e parë nuk u dëgjua shumë me vetëm 18 paraqitje, transmeton portali arbresh.info.
Pas një dështimi te West Brom në vitin 2015, Gnabry iu bashkua Werder Bremen në huazim, pastaj kompletoi transferimin te Bayern Munich-u pas një viti.
Wenger ka zbuluar se ishte ndjerë shumë keq kur u largua 25-vjeçari, ngase kishte shpresa të mëdha për skuadrën.
“Të mos harrojmë Gnabry, e morra kur ishte 15-vjeç nga Stuttgart dhe ishte i lënduar shumë. Ishte kreativ, mund të shënonte gola”.
“Kishim marrëveshje me të. E huazova te West Brom dhe nuk luajti. U rikthye dhe ishte i lënduar. Kemi punuar shumë më të për gjashtë muaj dhe u huazua te Werder Bremen, pastaj bëri marrëveshje me Bayern Munich-un”.
“Ai dëshironte të nënshkruante në fund, nuk dëshironte të rinovonte kontratën dhe u ndjeva keq. Por, nuk mund t’ia dilja sepse e dija që do kishte karrierë të mirë”, deklaroi ai.
Gnabry dje shënoi dy gola duke i ndihmuar skuadrës të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve, aty ku do takohet me PSG-në./arbresh.info
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...