Wenger dëshiron të rrëmbej Thomas Lemarin

11:26 | 11 Maj 2017
Arbresh Info

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger dëshiron të rrëmbej ylli francez Thomas Lemar.

Skuadra në Liga 1, AS Monaco dëshiron të mbaj talentin e ri edhe për një vit tjetër në skuadër, por çmimi prej 25 milionë funta dhe futbolli në Premierë Ligë mund të joshin atë për transferim në Londër, transmeton portali arbresh.info.

Sipas raporteve nga mediat angleze, Wenger është një admirues i madh i 21-vjeçarit, i cili ka shkëlqyer në futbollin francez qysh pasi iu bashkua Monacos nga Caen në vitin 2015.

Mesfushori Thomas Lemar është pjesë e shënjestrave të “Topçinjve” për rindërtimin e skuadrës./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme