Arsene Wenger beson se Serge Gnabry ishte manipuluar nga Bayern Munichu për largim nga Arsenali.
Wenger ishte trajner i Arsenalit deri në vitin 2016 kur Gnabry u largua nga klubi për rikthim në vendlindje në Gjermani te Werder Bremeni, transmeton portali arbresh.info.
Pas vetëm 10 paraqitjeve për “Topçinjtë”, Gnabry është kthyer tani në një superyll te Bayerni.
“Ne jemi përpjekur për të vazhduar kontratën e tij për një kohë shumë të gjatë dhe mendoj që Bayerni manipuloi prapa skenave që nëse do të shkonte te Bremeni do t’i bashkohej më pas Bayernit”, ka thënë Wenger për beIN Sports.
“Ai gjithmonë kanë qenë një djalosh shumë i talentuar që i mungonte besimi në disa faza, por ne gjithmonë kemi menduar se kishim një lojtar që mund të arrinte shumë”
“Ai u kthye prapa nga një eksperiencë shumë e keqe në huazim te West Bromi ku besimi i tij ishte shkatërruar. Jam përpjekur për të rindërtuar atë sepse kam besuar në të”, shton Wenger./arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë