Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger pretendon se skuadra e tij duhet të fokusohet për të “luajtur me forcat e tyre” kundër Atletico Madridit në Evropa Ligë.
Dy favoritët e këtij turneu do të përballen me njëri-tjetrin në gjysmëfinale dhe takimi i parë ndërmjet tyre zhvillohet mbrëmjen e së enjtes në stadiumin Emirates, transmeton portali arbresh.info.
Derisa Arsenali qëndron në pozitën e gjashtë në Premierë Ligë, Atletico është në pozitën e dytë në La Liga dhe Wenger ka thënë se gjiganti spanjoll “nuk ka pika të dobëta”.
“Duhet të luajmë me forcat tona. Ne duam ta drejtojmë ndeshjen dhe të posedojmë topin”, u ka thënë francezi gazetarëve në një konferencë për shtyp.
“Ata janë një skuadër e fortë, e dyta më e mirë në Spanjë. Ata nuk kanë pika të dobëta prandaj ne kemi nevojë për finalizojmë performancën”
Wenger ka pranuar se dëshiron të fitoj Evropa Ligën për tu siguruar që 22 vitet e tij në klub të mos përfundojnë në “dështim”./arbresh.info/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...