Arsene Wenger pretendon se “asgjë nuk është duke ndodhur” në lidhje me transferimin e mundshëm të sulmuesit Pierre Emerick Aubameyang nga Borussia Dortmundi në Arsenal.
“Topçinjtë” nuk ishin aspak të shpërqendruar nga thashethemet për transferimeve në ndeshjen e sotme ndaj Crystal Palaces, të cilën e fituan me rezultat 4 me 1, dhe Arsene Wenger insiston se mungesa e reprezentuesit gabonez nga skuadra e Dortmundit nuk ka të bëjë asgjë me interesimin e raportuar rreth tij, transmeton portali arbresh.info.
“Jo Aubameyang, asgjë nuk është duke ndodhur”, ka thënë Wenger pas fitores së sotme (e shtunë).
“Ai mund të lihet jashtë skuadrës së Dortmundit për arsye të ndryshme, por jo për arsye të transferimit në këtë moment”
“Janari ka qenë i vështirë për ne, destabilizues. Ne kemi pasur lojtar të mëdhenj të shqetësuar rreth transferimit larg nga klubi gjë që ka shkaktuar pasiguri”
Sidoqoftë, drejtori ekzekutiv i klubit gjerman Hans Joachim Watzke ka konfirmuar se “Topçinjtë” kanë shtruar një ofertë për transferimin e yllit të tyre, por nuk ka dhënë detaje më shumë./arbresh.info/
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar