Google ADS

WBA një javë më parë mposhti Man Utd, sot ndalë Liverpoolin në barazim

15:32 | 21 Prill 2018
Arbresh.info

Liverpool ka barazuar në kuadër të xhiros së 35 të Ligës Premier.

The Reds në minutat e fundit nuk arritën të mbajnë rezultatin pozitiv kundër skuadrës së West Bromwich Albionit duke barazuar me rezultat prej 2-2.

Gjatë gjithë ndeshjen kanë dominuar të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp, por dhjetë minutat e fundit i mjaftuan vendasve për të marrë një pikë.

Kjo u dëshmua edhe në minutën e katërt kur skuadra vizitore realizuan edhe golin e parë në takim.

Ishte Danny Ings që mori një pasim të saktë në të katërtën minutë shënoi gol pas një pasimi të saktë të Wijnaldum. Ky i goli i parë pas 930 ditëve për futbollistin, i cili mungoi shkaku i një lëndimi të rëndë.

Në vazhdim të ndeshjes Mohamed Salah dhe golashënuesi Ings patën disa gjysmë raste për të ngritur epërsinë e skuadrës së tyre, por që nuk u treguan të saktë para portës së Albionëve.

James McClean kishte një rast të mirë për të barazuar shifrat në semafor, por u tregua i shkathët para portës së Kariusit.

Por, atë që se bëri në dy gjysmë raste, Salah e bëri në të 72 minutë kur mori një pasim të bukur nga ana e Chamberlain, ku egjiptianit i mbeti vetëm ta parabollonte portierin Foster.

Dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes vendasit arritën të realizonin një gol përmes ish-reprezentuesit anglez, Jake Livermore , i cili shfrytëzoi një gabim të portierit Karius.

Kur pritej të përfundonte ndeshja me rezultat të barabartë, Salomon Rondon vulos rezultatin përfundimtar në minutën e fundit të takimit duke realizuar gol dhe barazuar gjithçka 2-2.

Deri në fund të takimit më nuk pati gola dhe kështu, ndeshja i takoi skuadrës mysafire me rezultat 2-2.

Ndryshe, Liverpool mbetet në pozitën e tretë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 71 pikë ndërsa WBA zë vendin fundit me 25 sosh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme