Ylli i Manchester United, Wayne Rooney ka dhuruar 100.000 funta për t’i ndihmuar viktimat e sulmit terrorist në Manchester.
Donacioni, i kryer nga fondacioni i sulmuesit, ka si qëllim mbështetjen dhe ndihmën ndaj viktimave dhe familjeve të tyre pas sulmit terrorist mbrëmjen e së hënës që la të vdekur 22 njerëz dhe më shumë se 100 të tjerë duke kërkuar ndihmë në spital, transmeton portali arbresh.info.
“Janë disa momente në jetë që ju prekin menjëherë dhe ju ndalin në rrugë. Mbrëmja e së hënë ishte një ngjarje e tillë”, ka thënë Rooney për faqen e bamirësisë.
“Ashtu si shumë të mirë unë kam shijuar mbrëmje të shkëlqyera në atë pjesë, madje shpesh me familje”
“Si një prind, unë jam i tmerruar që një natë jashtë për shumë njerëz mund të përfundoj në mënyrë tragjike. Zemra ime është me të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Ju lutëm dhuroni çfarë të keni mundësi”./arbresh.info
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...