Google ADS

Wayne Rooney zbulon se si Man Utd mund ta rrëzoj kampionin këtë sezon

22:28 | 8 Gusht 2018
Arbresh Info

Wayne Rooney beson se Manchester United duhet të finalizoj nënshkrimin me një apo më shumë lojtarë kualitativ nëse dëshirojnë të rivalizojnë Manchester Cityn këtë sezon.

City dominoi sezonin e kaluar në Premierë Ligë duke përfunduar me 19 pikë më shumë se United në pozitën e dytë dhe fituan gjithashtu Kupën Carabao me një fitore prej 3 me 0 kundër Arsenalit në Wembley, transmeton portali arbresh.info.

“Shpresoj që dikush të ketë mundësi t’i arrijë ata – do të ishte mirë, prandaj shpresoj që Manchester United ta ketë mundësi. Mendoj se duhen një apo dy përforcime”, ka thënë Rooney për ‘Sky Sports’.

“Jam i sigurt që Jose Mourinho është duke përgatitur mirë skuadrën. E di se është folur shumë në shtyp për turneun para-sezonal, por jam i sigurt që prapa skenave, Jose iu ka dhënë atyre sasinë e duhur të punës”

“Djajtë e Kuq” nisin sezonin e Premierë Ligës këtë të premte në Old Trafford me ndeshjen ndaj Leicester Cityt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme