Wayne Rooney zgjodhi për tu përballur me presionin për rikthim në Everton duke refuzuar një pagë madhështore nga Kina.
Ish kapiteni i Anglisë ka qenë i lidhur me transferimin në Lindje të Largët në muajit e fundit të karrierës së tij në Manchester United, por ndërkohë zgjodhi rikthimin emocionues te klubi i fëmijërisë 13 vite pas largimit, transmeton portali arbresh.info.
Rooney ka thënë për ‘BBC’ se vendosi për të mos i dhënë fund karrierës së tij vetëm për të fituar “shuma të mëdha të hollash”.
“Nuk jam unë ai, mua më duhen këto gola, mua më duhet ky presion. Ajo dëshirë për të luajtur do të humbte nëse unë do të zgjedhje opsionin tjetër”, ka thënë Rooney. “E di që rikthimi te Evertoni do të kishte më shumë presion – kjo është ajo që doja”
“Dua të vërtetoja sërish vetën tek tifozët e Evertonit dhe do të përpiqem për të ndihmuar këtë klub për të shkuar përpara dhe për të fituar trofe”
“Mendoj se ishte përshtatjet perfekte për mua dhe shpresoj që në dy tri vitet e ardhshme ne mund ta bëjmë këtë”
32-vjeçari ka shënuar dhjetë gola brenda 22 paraqitjeve këtë sezon te Evertoni në Premierë Ligë./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...