Wayne Rooney është shkarkuar nga pozita e trajnerit tek Birmingham City pas vetëm 83 ditësh në krye të klubit anglez.
Rooney kishte humbur nëntë nga 15 ndeshje duke bërë që tifozët të shpërthejnë në reagime ndaj ish-reprezentuesit anglez dhe kapitenit të Manchester United, pas humbjes me rezultat 3-0 ndaj Leedsit.
Për pronarin amerikan të Birminghamit, Knighthead, largimi i Rooneyt është një fund i turpshëm i një epizodi katastrofik. Në ditën kur Rooney u prezantua si trajner i Birminghamit, ai iu premtoi futboll sulmues, por tani ata janë duke luftuar për mbijetesë dhe rrezikojnë rënien nga Championshipi.
“Ne jemi të vendosur që të bëjmë atë që është e duhur për të sjellë sukses në St.Andrew’s. Fatkeqësisht, koha e Wayne me ne nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar dhe ne kemi vendosur që të lëizim në një drejtim tjetër”, ka thënë shefi ekzekutiv i klubit, Garry Cook.
“Futbolli është një biznes me rezultate dhe e kuptoj se ata nuk kanë qenë në nivelin që doja të ishin. Megjithatë, koha është malli më i i çmuar që kërkon një trajner dhe nuk besoj se 13 javë ishin të mjaftueshme për të bërë ndryshimet që nevojiteshin”, ka thënë Rooney.
“Personalisht, do të më duhet pak kohë për ta kapërcyer këtë pengesë. Unë jam përfshirë në futbollin profesionist, qoftë si lojtar apo si trajner, që kur kam qenë 16 vjeç. Tani, kam në plan të kaloj pak kohë me familjen time ndërsa përgatitem për mundësitë e radhës në rrugëtimin tim si trajner”, përfundoi 38-vjeçari./Telegrafi/
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez