Wayne Rooney shfaqet me sy të mavijosur pas përplasjes së tmerrshme me kokë

13:27 | 1 Gusht 2018
Arbresh Info

Wayne Rooney kishte veshur një kapelë bejsbolli në konferencën e së martës për shtyp, por ajo nuk ishte në gjendje t’ia mbulonte edhe syrin e mavijosur.

Ylli i DC United ka të vendosur pesë penj në fytyrë pasi preu vetullën e tij të majtë dhe theu hundën në fitoren 2 me 1 të vikendit të kaluar ndaj Colorados, transmeton portali arbresh.info.

Por, Rooney ka pohuar se lëndimet e tij nuk do t’i ndalojnë atij të marrë pjesë në ndeshjen e ardhshme të United – atë kundër Montreal Impact që zhvillohet të shtunën.

“Duket shumë keq me syrin e mavijosur, por unë ndihem mirë”, u ka thënë sulmuesi mediave në SHBA pasi mori pjesë në stërvitjen e së martës.

“Nuk është ënjtur shumë. Nuk kam problem me gjumë. Do të luaj si normal. Sigurisht, nëse goditem këtu, do të ndjejë dhimbje”

Rooney u lëndua në minutat e fundit kundër Colorrados kur përplasi kokën me Axel Sjobergun./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme