Wayne Rooney rikthehet te Evertoni

08:11 | 5 Korrik 2017
Arbresh Info

Kapiteni i Manchester United, Wayne Rooney ka rënë dakord t’i bashkohet Evertonit për një marrëveshje dy vjeçare pasi nuk është pjesë e skuadrës së “Djajve të Kuq” për turneun në SHBA.

31-vjeçari është tepricë te skuadra në Old Trafford dhe i është thënë nga trajneri Jose Mourinho se është i lirë të largohet nga klubi, transmeton portali arbresh.info.

Rooney u largua nga Evertoni për transferim në Manchester United në vitin 2003, por dashuria e tij për klubin vazhdon të jetë e fortë dhe Ronald Koeman i ka ofruar atij pozitën në formacionin startues në Goodison Park.

Bazuar në ‘The Sun’, Rooney ka rënë dakord në një marrëveshje dy vjeçare që i ofron atij 250 mijë funta në javë dhe transferimi i tij pritet të finalizohet këtë javë.

Manchester United ka lënë sulmuesin jashtë skuadrës për turin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mourinho do të ketë nevojë të zgjedh për një kapiten të ri./arbresh.info

Të ngjashme