Wayne Rooney nuk do të kërkojë marrëveshje në formë huazimi për rikthim në Premierë Ligë pasi të përfundoj sezoni në MLS për shkak se atij është duke i pëlqyer jeta në SHBA.
Një numër i madh i lojtarëve të profilit të lartë, përfshirë këtu David Beckhamin dhe Frank Lampardin, kanë shfrytëzuar pushimet në MLS për rikthim në futbollit evropian, por Rooney, i cili luan për DC United, nuk ka ndërmend të veproj kështu, transmeton portali arbresh.info.
33-vjeçari do të ngjallte interesim të madh në rast se do të ishte në dispozicion, por raportet pretendojnë se ai preferon për të vazhduar procesin në krijimin e një fondacioni të ri në SHBA, ku ai dhe familja e tij janë vendosur mjaftë për në Washington FC.
Rooney beson se atij mund t’i shërbej ende qëndrimi në SHBA, ku ai mund të pushoj dhe të rikuperohet.
Rikthimi në Premierë Ligë do të rikthente të gjithë vëmendjen tek ai dhe lojtari do të ishte në vëzhgim të vazhdueshëm, gjë me të cilën është përballur gjatë gjithë karrierës së tij. Përveç kësaj, ai do të kishte probleme për tu përshtatur me shpejtësinë e Premierë Ligës.
“Wayne nuk dëshiron me të vërtetë të kthehet në Angli. Atij është duke i pëlqyer me të vërtetë Amerika dhe nuk është duke i munguar negativiteti përreth Premierë Ligës”, ka thënë një burim për ‘The Mirror’.
“Klubet do të ishin të interesuara për të, por do të ishte një punë e vështirë për të dhe për të bindur atë që të rikthehet në shtëpi. Ai është plotësisht i fokusuar në DC United”
Roney ka shënuar 12 gola dhe ka krijuar gjashtë asistime brenda 19 paraqitjeve deri tani./arbresh.info/
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, li...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...
Britani e Madhe/ 760,000 gra presin për një ekzaminim gjinek...