Wayne Rooney duket se do të luaj ndeshjen e tij të fundit në Premierë Ligë këtë të diele.
Legjenda e Manchester United është duke u raportuar nga mediat në Angli se ka rënë dakord për transferim për 12 milionë funta te skuadra në MLS, DC United, transmeton portali arbresh.info.
Persona në MLS besohet të kenë zhvilluar bisedime me agjentin e Roonyt, Paul Streford, për më shumë se një vit para se golashënuesi më i mirë i Anglisë të rikthej në Goodinson Park.Siç raporton ‘Sky Sports’, marrëveshja e tij e fundit ishte skicuar para shtatë javëve, gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Streford së bashku me drejtorin ekzekutiv të DC United, Jason Levein.
Marrëveshja besohet të jetë e vlefshme deri më 2020, por ende nuk është nënshkruar.
Transferimi pritet të konfirmohet më 10 korrik./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...