Wayne Rooney është lënë jashtë skuadrës së Anglisë nga trajneri Gareth Southgate për dy ndeshjet e ardhshme.
Rooney nuk ka arritur të jetë pjesë e rregullt e skuadrës së Manchester United, gjë që i ka kushtuar gjithashtu me pozitë në skuadrës kombëtare të Anglisë, transmeton portali arbresh.info.
Southgate ka ftuar katër sulmues në skuadrën e tij, por ylli i “Djajve të Kuq” nuk është njëri nga ata.
Jermain Defoe, Harry Kane, Jamie Vardy dhe Marcus Rashford janë pjesë e linjës frontale të ftuar për ndeshjen në kuadër të Kampionatit Botëror kundër Skocisë dhe miqësoren me Francën./arbresh.info
Skuadra e plotë e Anglisë:
Portier: Hart, Butland, Forster
Mbrojtës: Bertrand, Cahill, Clyne, Cresswell, Gibson, Jones, Smalling, Stones, Trippier, Walker
Mesfushor: Alli, Dier, Lallana, Lingard, Livermore, Oxlade-Chamberlain, Sterling
Sulmues: Defoe, Kane, Rashford, Vardy
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...