Wayne Rooney thuhet se do të rikthehet nga pensionimi ndërkombëtar për një paraqitje përshëndetëse më 15 nëntor kur Anglia të luaj kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një miqësore në stadiumin Wembley.
Kjo do të jetë paraqitja e 120-të për vendin e tij nga golashënuesi më i mirë i tyre, transmeton portali arbresh.info.
Një pjesë e të ardhurave nga miqësorja do t’i shkojnë Fondacionit Wayne Rooney që ndihmon fëmijët me probleme shëndetësore, çështje abuzive dhe sfida të tjera arsimore.
Wayne Rooney ka shkëlqyer qysh pas largimit nga klubi i fëmijërisë së tij – Evertoni për transferim në DC United në MLS. Para arritjes së tij, skuadra ishte në fund të ligës, por kontributi i 33-vjeçarit me dymbëdhjetë gola dhe shtatë asistime brenda 21 ndeshjeve i ka dërguar ata në një pozitë më të mirë.
Megjithatë, DC United ishte eliminuar në raundin e parë të kompeticionit para sezonit duke u mposhtur në penalti nga Columbus Crew, ku Rooney kishte humbur një goditje nga pika e bardhë.
Miqësorja do të zhvillohet tri ditë para se skuadra e Gareth Southgates të përballet me Kroacinë në ndeshjen e fundit në kuadër të UEFA Ligës së Kombeve më 18 nëntor./arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet