Google ADS

Watzke e pranon se Dortmundit do t’i duhet të shesë disa nga yjet shkaku i pandemisë

13:05 | 4 Mars 2021
A. B.

Drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke e ka pranuar se ata duhet të shesin këtë verë për të lehtësuar presionin financiar.

Jadon Sancho dhe Erling Haaland ka të ngjarë të largohen, me Manchester Unitedin, Real Madrid dhe klube tjera të mëdha që janë të interesuara për të.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe drejtuesi i Dortmundit, Watzke, i cili tani ka hapur derën e largimit të yjeve të ekipit.

“Paratë që aktualisht po humbasim do të marrin shumë kohë për t’u rikuperuar, nuk do të rikthen shpejt. Unë mendoj se do të duhen të paktën pesë vjet para se të arrijmë statusin që kishim para se të godiste virusi”, ka thënë fillimisht Watzke.

“Ne jemi në mes të një pandemie dhe atëherë nuk mund të përjashtoj asgjë. Mund të na duhet të shesim një lojtar kryesor”.

“Por në të njëjtën kohë nuk është qëllimi ynë, ne duam një ekip të fortë në fushë por në të njëjtën kohë koha një ekonomi e qëndrueshme”.

“Nëse do të luajmë pa tifozë edhe sezonin e ardhshëm, është diçka që do të duhet ta shqyrtojmë. Ne nuk do të kërkojmë një huazim bankar vetëm që të jemi në gjendje të mbajmë një lojtar”, përfundoi drejtuesi i Dortmundit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme