Watfordi është mposhtur në takimin si nikoqir ndaj Manchester United.
Skuadra e Marco Silvas ka pësuar me rezultat 2 me 3 në ndeshjen e zhvilluar në Vicarage Road në kuadër të xhiros së 14-të të Premierë Ligës, shkruan portali arbresh.info.
Ashley Young, i cili realizoi dy gola të bukura brenda pjesës së parë, është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. Anësori është vlerësuar me notën 8.8.
Lexo edhe: Man Utd vazhdon presionin ndaj liderit, tri pikë ndaj Watfordit
Lingard me një gol dhe një asistim është vlerësuar me notën 8.4, Pogba me notën 8.0 dhe Lukaku me notë 7.6 janë lojtarët e skuadrës së Jose Mourinhos të vlerësuar lartë.
Mesfushori Abdoulay Doucoure i skuadrës nikoqire është vlerësuar me notën 8.0, ndërsa lojtari me notën më të dobët është portieri Heurelho Gomes (5.3)./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit