Golden State Warriors nuk bëjnë bëjnë dy gabime radhazi.
Kampionët e Perëndimit, pasi fituan ndoshta edhe me fat në kohën shtesë sfidën e parë finale me Cleveland Cavaliers, në të dytën, sërish në “Oracle Arena”, nuk e vunë në asnjë moment në diskutim suksesin.
Skuadra e Steve Kerr realizoi koshin e parë të përballjes dhe deri sa ra sirena për përfundimin e takimit qëndruan gjithmonë në epërsi, duke fituar 122-104 dhe çuar në 2-0 avantazhin e serisë së finales së madhe me rivalët e Lindjes.
Kur Lebron James nuk mjaftoi për Cavs kur shënoi 51 pikë në përballjen e parë, është e kuptueshme se me 29 pikë, 13 asiste dhe 9 rikuperime në të dytën, që gjithsesi mbeten statistika prej kampioni, ishte shumë pak.
Në Oakland “mbreti” i mbrëmjes ishte Stephen Curry, me 33 pikë, 8 asiste dhe 7 topa të kontrolluar poshtë koshit, ndërsa Kevin Durant nuk u sforcua aspak, duke shënuar vetëm 26 pikë për Warriors. Cavs e kuptuan se nuk mund të bën asgjë 8 minuta para përfundimit të takimit, kur Steph realizoi një trepikësh nga 9 metra, duke e çuar në +14 diferencën, 103–89. Minutat e fundit u luajtën thjesht për statistikë, sepse vendësit, të çliruar psikologjikisht, shkuan deri +23 pikë, për të fituar në fund me 19 pikë më shumë.
Tashmë dy betejat e radhës do të zhvillohen në “Quicken Loans Arena” të Clevelandit, aty ku LeBron James me shokë duhet të shfrytëzojnë faktorin fushë dhe të shmangin presionin psikologjik të dy humbjeve të para, për të mbajtur të gjalla shpresat për një triumf të mundshëm ndaj skuadrës që po dominon basketbollin amerikan në sezonet e fundit.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...