Mbrëmë janë zhvilluar tri ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Golden State Warriors ka shënuar edhe një fitore disa ditë para fillimit të fazës së ‘play-off’ të NBA-s.
Kampioni në fuqi ka triumfuar si mysafirë në palestrën Staples Center kundër Los Angeles Lakers me rezultat 108:90.
Në anën tjetër, fitore ka arritur edhe Sacramento Kings, e cila ka mposhtur skuadrën Cleveland Cavaliers me rezultat 117:104.
Gjithashtu edhe Milwaukee Bucks ka triumfuar kundër Philadelphia 76ers me rezultat 117:104.
Ndryshe, faza e fundit e kampionatit të basketbollit amerikan pritet që të startojë më 13 prill./Telegrafi/
Nesër seanca e jashtëzakonshme për skandalet dhe keq menaxhi...
Rezi: Të premten del Gresa
Austin: Ekzistojnë prova për dërgimin e trupave koreano-veri...
“Në BE, në 2030”, Rama: Shqipëria zgjohet dorë për dore me B...
Hovenier bën thirrje për proces të hapur e gjithëpërfshirës ...
Kurti takoi presidentin e Eurochambres, flasin për zhvillimi...