Wanda Nara mendon se Interit i mungoi Mauro Icardi në derbin e Italisë të dielën mbrëma, të cilin zikaltrit e humbën 2:1 ndaj kampionit në fuqi Juventus.
Icardi njihet për rekordin e tij fantastik kundër Juves, tetë gola në 11 ndeshje, por ai tani luan në huazim te PSG-ja, pasi Interi e bleu Romelu Lukakun për ta zëvendësuar argjentinasin.
Wanda, e cila është bashkëshortja dhe menaxherja e Icardit, ka treguar se ata e kanë përcjell derbin e së dielës.
“Natyrisht që e kemi shikuar derbin Inter-Juventus. Në pjesën e parë u duk sikur Interi duhej të bënte më shumë”, tha Wanda.
“(Icardit) nuk i mungoi kjo lojë, por (Interit) i mungoi ai. I ka munguar në ligë dhe në Ligën e Kampionëve. Mauro i ka shënuar tetë gola në 11 ndeshje kundër Juventusit”, theksoi ajo. /Gazeta Express/
Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...
Osmani: Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën që nga viti 99
Tërmeti me magnitudë 4.9 godet Turqinë