Agjentja dhe bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara, ka thënë se sulmuesi argjentinas është afër arritjes së një marrëveshjeje për paqe me Interin, pas largimit të tij nga skuadra e klubit zikaltër që një kohë të gjatë.
Sulmuesi argjentinas ka munguar në nëntë ndeshjet e fundit të Interit, pasi që klubi ia hoqi shiritin e kapitenit në fillim të shkurtit, në një kohë kur spekulimet se ai do të largohet nga klubi në fund të sezonit nuk kishin të ndalur, transmeton Gazeta Express.
Edhe pse Interi i ka fituar pesë nga këto ndeshje, përfshirë këtu edhe derbin kundër Milanit, ekipi i Luciano Spallettit nuk ka qenë në formë të mirë gjatë kohës së fundit dhe është eliminuar nga Evropa Liga.
Por, zikaltrive mund t’iu kthehet golashënuesi më i mirë i tyre pa kaluar një kohë shumë e gjatë, pasi që përfaqësuesja e 26-vjeçarit beson se e di zgjidhjen e duhur ndaj këtij problemi.
“Unë nuk di asgjë për këtë takim të premten. Unë kam folur me drejtorin Giuseppe Marotta dhe jemi afër paqes. Nëse Mauro takohet me trajnerin të premten, ata do të duhet t’i flasin njëri-tjetrit”, ka thënë Nara.
Sqarimi zyrtar është se Icardi ka mbetur jashtë skuadrës së Interit për shkak të një lëndimi të gjurit, ndërsa drejtori Marotta i ka mohuar spekulimet për zënka mes dy palëve. Nara e konfirmoi se Icardi është duke u rikuperuar dhe insiston se ai ka lidhje të mirë me të gjithë bashkëlojtarët e tij.
“Mauro është duke u rikuperuar nga një problem i gjurit, që është e vërtetë. Ai nuk e lë asnjë ditë sepse gjithmonë luante me dhimbje për ta dëshmuar se sa shumë i intereson për Interin. Ai do të kthehet sa më shpejt që do të jetë e mundur. Ai nuk ka kërkuar rritje në pagë”, shtoi Nara.
“Ne i kemi marrë të gjitha deklaratat e lojtarëve dhe askush nuk ka folur asnjëherë keq për Icardin. Ata thonë shumë gjëra por njerëzit më përziejnë mua dhe bashkëshortin tim. Ajo që ai e mendon nuk është çfarë mendoj unë”
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut