Mbrojtësi i krahut të djathtë të Manchester United, Aaron Wan-Bissaka ka bërë komplimente për yllin e Manchester City-t, Raheem Sterling duke e quajtur si kundërshtari më i vështirë që është përballur.
Wan-Bissaka u transferua te “Djajtë e Kuq” gjatë afatit veror dhe është në formë të shkëlqyer në “Old Trafford”, transmeton portali arbresh.info.
Anglezi për faqen zyrtare të United, zbuloi se kundërshtari më i vështirë është Sterling, pasi gjithmonë mundohet të driblojë dhe nëse nuk e arrin, nuk ndalon se provuari.
“Do të them Raheem Sterling, janë betejat që i shijoi më së shumti. Vazhdon të vijë, vetëm provon”.
“Nuk ka rëndësi nëse nuk të driblon në një me një, vazhdon të provojë çdo herë. Kjo është çfarë më pëlqen”, deklaroi ai.
22-vjeçari këtë sezon për gjigantin anglez ka bërë 33 paraqitje në të gjitha garat duke bërë dy asistime./arbresh.info.
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...