Bradley Waldow dhe Peja kanë ndarë rrugët.
Basketbollisti ka vendosur të mos e vazhdojë kontratën me Kampionët e Kosovës, madje ka akuzuar Pejën se nuk ka kryer detyrimet financiare.
Ai përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se do ta dërgojë skuadrën në gjykatë.
Dua të them vetëm faleminderit që u kujdesët për familjen time dhe mu. Ne ramë në dashuri me njerëzit dhe kulturën e këtij qyteti të mrekullueshëm. Jam i nderuar që kam luftuar për ju nga fillimi i sezonit deri ne fund, duke fituar një kampionat për të gjithë ju. Fatkeqësisht nuk arritëm të arrinim një marrëveshje për sezonin e ardhshëm. Kontratat e ime dhe të shumë shokëve të tjerë të skuadrës nuk janë kujdesur dhe kryer financiarisht edhe pse sezoni ka përfunduar mbi 2 muaj më parë. Pra, ne nuk kemi marrë ato para financiare që ishin tonat dhe që i merituam. Behët fjale paga e fundit dhe bonusin e titullit kampion. Fatkeqësisht hapi tjetër do të jetë në gjykatën e tribunalit BAT”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje
G Bani shpreh ndjesë dhe kërkoi të lërë shtëpinë pas veprimi...
Shijoni Krishtlindjet pa rrezikuar shëndetin, ja disa këshil...
Rrëzohet një aeroplan në Kazakistan