Theo Walcott raportohet se është afër transferimi te Evertoni për një tarifë prej 20 milionë funta derisa “Topçinjtë” janë në kërkim të zëvendësuesit së anësorit dhe yllit Alexis Sanchez.
Walcott është lojtari që i ka shërbyer klubit më së shumti që nga transferimi në vitin 2006 nga Southamptoni dhe deri tani ka shënuar 108 gola për “Topçinjtë”, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, 28-vjeçari ende beson se mund të gjej rrugën për të qenë pjesë e Anglisë së Gareth Southgates gjatë verës në Kampionatin Botëror dhe prandaj kërkon kohë të rregullt në fushë.
Transferimi në West Ham dhe rikthimit te “Saints” ishin dy opsione, por trajneri i “Toffees” Sam Allardyce duket se ka në duar lojtarin e tij.
‘Goal‘ pretendon që Walcott do t’i nënshtrohet testeve mjekësore pasditen e sotme (e martë)./arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...