Klubi i Vushtrrisë tashmë mund të thuhet se do të rikthehet në Superligën e Kosovës në futboll.
Vushtrriasit edhe matematikisht kanë siguruar titullin e kampionit të Ligës së Parë të futbollit.
“Forcat” gjatë ditës së sotme janë nikoqir të skuadrës së Ramiz Sadikut, por para takimit kanë bërë një njoftim interesant.
Në fakt, edhe pse do të luajnë takimin e fundit para shikuesve të vetë në stadiumin “Ferki Aliu”, nuk do të mund të organizojë marrjen e trofeut nga FFK, për shkak të kohës së shkurtë.
Por, ata kanë bërë një kërkesë në drejtim të Federatës së Futbollit të Kosovës që ka të bëjë me festimin e titullit të kampionit.
“Për shkak të kohës së limituar, ditën e mërkurë nuk është paparë që të ngritët kupa për vendin e parë. Ne si klub kemi bërë kërkesë zyrtare në FFK, dhe marrëveshje me KF Onix që xhiroja e fundit të zhvillohet në Vushtrri. Ne besojmë që do të hasim ne mirëkuptim nga palët e lartcekura!”, thuhet në njoftimin e Vushtrrisë.
Ndryshe, Dukagjini dhe Besa e Pejës janë dy prej skuadrave që po luftojnë për vendin e dytë në këtë ligë.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...