Vushtrria dhe Trepça ’89 i ka ndarë pikët në javën e dytë në Superligën e Kosovës, pasi ndeshja përfundoi 1-1.
Skuadra nga Mitrovica e filloi më mirë përballjen duke e rrezikuar portën e vushtrriasve me anë të Manaj që gjuajti me kokë mbi portë.
Vushtrria filloi ta marrë ndeshjen në duart e tyre, ndërsa arriti të rrezikonte me anë të Zabërgjës, por goditjen e tij e ndali portieri mysafir Beqiri.
Trepça ’89 filloi të mobilizohej më shumë në sulm, gjersa goli i parë në ndeshje u shënuan me anë të Ardian Mujës që realizoi në minutën e 17-të.
Por, epërsia e mysafirëve nuk zgjati shumë, pasi vendasit i barazuan shifrat në 1-1 me golin e shënuar nga Jasmin Raboshta (31’).
Në pjesën e dytë nuk munguan rastet për të dyja skuadrat, mirëpo atyre u mungoi konkretizimi, duke bërë që ndeshja të përfundonte 1-1.
Pas javës së dytë, Trepça ’89 është lider me katër pikë aq sa ka edhe Ballkani, ndërsa Vushtrria renditet në vendin e parafundit me një pikë. /Telegrafi/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza