Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i tha Financial Times në Londër se pavarësisht presionit, Serbia nuk do të rrezikojë interesat e saja kombëtare duke iu bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë.
I pari i shtetit serb tha se Beogradi nuk do të “zgjedh anë” pavarësisht thirrjeve nga Bashkimi Evropian (BE) që vendet kandidate të harmonizojnë politikën e tyre të jashtme me Brukselin, duke përfshirë sanksionet kundër Rusisë dhe presidentit të saj, Vladimir Putin.
“Flitet për zgjedhje të anës. Jo, ne kemi anën tonë, interesat e Serbisë. Nëntëmbëdhjetë vende të NATO-s na bombarduan (1999) dhe vendosën sanksione ndaj nesh”, tha Vuçiq.
Serbia, kandidate për anëtarësim në BE, prej kohësh ka lidhje të forta politike, ekonomike dhe të sigurisë me Rusinë, e cila gjithashtu e furnizon atë me gaz dhe e mbështet Beogradin që të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, shkruan FT.
“Ne kemi një lloj mbrojtjeje (nga Rusia). Çfarë duan (vendet perëndimore)? T’i lëmë të gjitha interesat tona kombëtare sepse dikush dëshiron diçka për veten e tij”, tha Vuçiq, duke aluduar në Ukrainën dhe dëshirën e Perëndimit për t’iu përgjigjur në mënyrë unike pushtimit rus, raporton N1.
Vuçiq shtoi se Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj askujt sepse lidershipi shtetëror nuk beson se ato do të ndryshojnë diçka. “Ju mund të bëni presion dhe ta detyroni Serbinë, por ky është mendimi ynë i sinqertë”, tha ai.
Sipas FT, deklaratat e tij sugjerojnë se Beogradi do të mbetet i butë me Rusinë dhe Kinën, pavarësisht presionit nga Brukseli.
Udhëheqësit e BE-së kanë theksuar publikisht se e shohin Serbinë si një anëtare të ardhshme të bllokut, por privatisht kanë treguar zhgënjimin në rritje për lidhjet e Beogradit me Moskën dhe Pekinin.
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...