Atletico Madrid u befasua mbrëmjen e djeshme. Dy lojtarë të ekipit të Diego Simeones rezultuan pozitivë me Covid-19 dhe ata janë: Angel Correa dhe Sime Vrsaljko.
Të dy janë izoluar dhe do të presin përgjigjet e testeve të radhës për të mësuar nëse e kanë lënë pas krahëve virusin e frikshëm. Një lajm që krijon panik te Los Colchoneros, që të enjten e 13 gushtit do të përballen me gjermanët e Leipzig për një biletë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.
Mbrojtësi Vrsaljko ka sqaruar gjendjen e tij shëndetësore, duke falënderuar tifozët për mbështetjen.
“Dua t’i lajmëroj të gjithë se ndihem mirë dhe nuk kam asnjë simptomë. Disa parametra ishin pak më të larta se normalja, kështu që duhet të nis karantinën”.
”Situata është e mirë dhe faleminderit për mbështetjen. Shpresoj t’i rikthehem shpejt jetës normale dhe kujdesuni, pasi masat paraprake nuk janë kurrë të mjaftueshme“, deklaron kroati
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...