Google ADS

Vritet basketbollisti në Ukrainë, ëndrra për të luajtur në NBA iu ndal në gjysmë

15:06 | 8 Mars 2022
A. B.

Një talentit të basketbollit në Ukrainë i është ndalur në gjysmë ëndrra për të luajtur në NBA.

Bohdan Popova është vrarë në vendin e tij nga forcat ruse, të cilat po e sulmojnë Ukrainën tash e gati dy javë.

19 vjeçari ishte pjesë e ekipit të të rinjve në Ukrainë dhe kishte mesatare prej 13 pikësh e 19 kërcimesh për ndeshje.

Por, pasi filloi lufta, ai iu bashkua ushtrisë ukrainase në mbrojtje të atdheut nga agresori rus.

Mirëpo, fatkeqësisht u vra nga ushtria ruse.

Ai ëndërronte të studionte në kolegjin UCLA në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të luante fillimisht në ligën NCAA e më pas në NBA.

Ai bëhet sportisti i katërt i vrarë në Ukrainë pas sportistit të biatlonit, Yevhen Malishev dhe futbollistëve Dmytro Martynenko e Vitalii Sapilo.

Gjithashtu, ditë më parë u vra edhe selektori i Kombëtares Ukrainase të Çiklizmit.

Shumë sportistë të njohur ukrainas, por edhe ish-sportistë, iu bashkuan ushtrisë në mbrojtje të atdheut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme