Justin Thornton, karriera në MMA e të cilit përfshiu 24 luftëra profesionale, ka vdekur pas lëndimeve të pësuara në një humbje me nokaut në BKFC 20 në muajin gusht të këtij viti.
Thornton luftoi me Dillon Cleckler në një ndeshje të peshave të rënda në BKFC 20 në Biloxi, Miss.
Cleckler e goditi atë me dorën e djathtë dhe Thornton ra në dysheme me fytyrë vetëm 18 sekonda pasi kishte nisur meçi.
Thornton u nxor jashtë ringut me një barelë dhe thuhet se ishte shtruar në spital që nga meçi, ku edhe ka vdekur.
E së fundmi, reagoi edhe ai që ia shkaktoi vdekjen, Cleckler, i cili në një postim në Instagram shprehu pikëllimin e tij.
“Si luftëtar asgjë nuk iu përgatitë për lajmin që mora këtë mëngjes gjatë rrugës për në stërvitje”, ka shkruar fillimisht ai.
”Disa prej jush mund të mos keni dëgjuar ende, por kundërshtari im i fundit Justin Thornton vdiq mbrëmë për shkak të pneumonisë. Nuk mund të mos ndihem absolutisht i shkatërruar për këtë, sepse e njoh Justin prej vitesh. Jo shumë njerëz e dinë këtë, por ne luftuam 8 vjet më parë dhe ai më tha menjëherë se donte rimeçin. Unë e di se kur ai mori telefonatën për ta marrë më në fund atë rimeç në një skenë më të madhe, ai pa një mundësi të madhe dhe e shfrytëzoi atë. Justin është një luftëtar. Ishte në gjakun e tij të luftojë. Ai e donte atë. Ai luftoi këdo, në çdo kohë dhe kudo dhe kur nuk kisha kundërshtar, ai prapë hodhi mundësinë për të hyrë atje me mua përsëri”.
”Cilido burrë ose grua që futet në ring është gjë e veçantë, ata marrin një rrezik që 99% e botës nuk do ta merrte kurrë dhe nganjëherë as unë nuk e di pse e bëjmë. Por Justin ishte luftëtar gjatë tërë jetës dhe nuk meriton asgjë veç respektit. Lutjet dhe mendimet e mia janë me Justin Thornton dhe familjen e tij. U prehtë në paqe”, përfundon shkrimi i tij në rrjetin social. /Telegrafi/
Në rastin ndaj Bahtijarit, Januzit dhe Shalës, shtohen gjash...
Altin Lala për Arbresh.info: Çekinë e shoh pak të rrezikshme...
Kurti mirëpriti drejtoreshën e NDI- së Nancy Soderberg, disk...
PSD me aksion për autostradën Prishtinë-Gjilan: Një rajon i ...
Foda pret respekt nga Rumania nesër në Bukuresht
Japonia dhuron pajisje mjekësore për spitalin e Gjilanit dhe...