Google ADS

Votohet dështimi  i vitit në Itali, Muriqi në vend të dytë

20:35 | 13 Janar 2022
KRG

Mesfushori i Juventusit, Aaron Ramsey, ka fituar çmimin “Calcio Bidone” si dështimi më i madh në Serie A, duke mposhtur sulmuesin e Lazios dhe Kosovës, Vedat Muriqi, shkruan “football-italia”.

Ky çmim organizohet çdo vit në Itali me votat e tifozëve.

Ramsey ishte një lojtar i lirë dhe erdhi te Juventusi nga Arsenali në vitin 2019 dhe gjithmonë kishte probleme me lëndimet.

Reprezentuesi i Uellsit ishte në krye të listës me 2,686 vota, duke mposhtur vetëm shumë ngushtë qendërsulmuesin Muriqi, i cili kishte 2,567 vota.

Reprezentuesi kosovar Muriqi kushtoi 20 milionë euro për të nënshkruar nga Fenerbahce në shtator të vitit 2020 dhe ka arritur vetëm dy gola në 48 ndeshje për Lazion.

Juventus dominon podiumin, pasi Arthur Melo zë vendin e tretë me 1,794 vota si dështimi më i madh në Serie A.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme