Lionel Messi u kurorëzua si lojtari më i mirë në botë nga FIFA, duke fituar çmimin “The Best”.
Duke mos mohuar cilësitë dhe të arriturat e argjentinasit në karrierën e tij, ndërsa shumëkush e cilëson si më të mirin në histori të lojës së bukur, ky çmim nuk kishte të bënte aspak me të.
Shumë tifozë mund të lëshohen në komente dëshpëruese duke dhënë opinione nga më të ndryshmet, por më poshtë argumentohet se përse 36-vjeçari nuk e meritoi këtë çmim.
Për të fituar këtë çmim si kriter FIFA i mori performancat nga data 19 dhjetor 2022 deri më datën 20 gusht 2023, shkruan Telegrafi.
Kjo datë i bije që vlerësimet filluan një ditë pasi Messi kishte fituar Kupën e Botës me Argjentinën, që do të thotë se ai triumf nuk hynë në vlerësimin e FIFA-s, gjersa me Inter Miamin ka fituar vetëm një trofe që nuk ka vlerë të madhe.
Neni 12 në rregulloren e FIFA-s shpjegon qartë se si duhet të veprohet kur dy lojtarë e përfundojnë garën me pikë të barabarta.
“Në rast të një barazimi, lojtari, trajneri, ose portieri me numrin më të lartë të votave “pesë-pikësh” nga votat e grupit të tyre të votuesve, sipas nenit 10 (p.sh. për lojtarët meshkuj, votat e kapitenëve të ekipeve kombëtare të meshkujve; për trajnerët meshkuj, votat e trajnereve të ekipeve kombëtare të meshkujve; për portierët meshkuj, votat e kapitenëve të ekipeve kombëtare të meshkujve; për lojtaret femra, votat e kapitenëve të ekipeve kombëtare të femrave; për trajnerët femra, votat e trajnereve të ekipeve kombëtare të femrave; dhe për portierët femra, votat e kapitenëve të ekipeve kombëtare të femrave), do të jetë fitues i çmimit prestigjioz”, thuhet në rregulloren e FIFA-s.
Për më shumë, Messi dhe Haaland kishin pikët e njëjta me nga 48 secili, ndërsa për një sezon individual dhe ekipor, norvegjezi është vite dritë larg argjentinasit.
Ylli i Ligës Premier fitoi tripletë me Manchester Cityn, ndërsa arriti të realizonte mbi 50 gola në të gjitha garat.
Për të finalizuar këtë situatë, më shumë qëndron faji te trajnerët dhe kapitenët e ekipeve kombëtare, të cilët dhanë vota skandaloze dhe që nuk kishin të bënin asgjë me vitin sezonal të Messit, gjersa gazetarët shpeshherë kryqëzohen për votat e tyre për Topin e Artë. /Telegrafi/
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...