Kombëtarja e Kosovës U22, meshkujt, është mposhtur në ndeshjen e tretë të Grupit E, kualifikues për Kampionatin Evropian për këtë grupmoshë, nga Holanda me rezultat 0-3 (17-25, 19-25, 15-25) në sete.
“Dardanët” patën momente të mira, sidomos në setin e parë dhe të dytë, në përballjen me favoritin e grupit, i cili regjistroi tri fitore nga po aq takime në këto ndeshje kualifikuese.
Kosova përshëndetet nga kjo garë me tri humbje, por me një eksperiencë të madhe nga e cila mund të ndërtojë dhe zhvillohet gjatë viteve në vazhdim.
Kujtojmë se përballja e fundit e Grupit E, ajo mes Sllovakisë dhe Azerbajxhanit me fillim nga ora 19:00, markon përfundimin e këtyre ndeshjeve kualifikuese të organizuara nga Federata e Volejbollit të Kosovës, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës