Google ADS

Volejboll: Kosova organizatore e ndeshjeve të dy grupeve të Kampionatit Evropian

11:53 | 12 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Kosova do të jetë nikoqire e përballjeve të Grupit I respektivisht E, në kuadër të Kampionatit Evropian për grupmoshat U19 femrat dhe U22 meshkujt.

Sa i përket konkurrencës së femrave, Kosova organizon ndeshjet e Grupit I, ku bën pjesë së bashku me Turqinë, Estoninë dhe Hungarinë.

Ndeshjet luhen mes dative 7-11 prill, ku garojnë volejbolliste të lindura më 2004 ose më të reja.

Në konkurrencën e meshkujve, Kosova organizon ndeshjet e Grupit E, teksa përveç “Dardanëve”, në këtë grup bëjnë pjesë edhe Holanda, Sllovakia dhe Azerbajxhani, me ndeshjet që luhen mes dative 19 dhe 23 maj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme