Me rastin e inkuadrimit të KF ”KEK-u” nga Kastrioti në elitën e futbollit të Kosovës, sot, presidenti i FFK-së, z. Fadil Vokrri, ka pritur kryetarin e KF ”KEK-u, z. Arben Shahini.
Presidenti Vokrri duke uruar për këtë sukses të arritur, ka thënë se skuadra e KEK-ut që dikur ishte pjesë e Superligës, këtë vit pas një pune të madhe, duke u shquar për organizim të mirë, lojëra cilësore dhe disiplinë arriti të rikthehet në elitë. Inkuadrimi i juaj në Superligë neve si FFK na gëzon sepse synimi ynë dhe dëshira e jonë është që të kemi skuadra të organizuara mirë që reflekton edhe në mbarëvajtjen dhe integritetin e garave.
Nga ana e tij kryetari i KF ”KEK-u”, z. Arben Shahini, ka falënderuar presidentin Vokrri për kohën që ka ndarë për këtë pritje dhe është shprehur se ky është një nder i madh për të gjithë neve. Po ashtu z. Shahini e ka njohur presidentin Vokrri për rrugëtimin e KEK-ut për në elitë si dhe me vështirësitë, angazhimet e mëdha të gjithëve në klub dhe ka thënë se ky sukses është rezultat i angazhimit të vazhdueshëm të shumë njerëzve, i donatorëve, adhuruesve, e në veçanti futbollistëve dhe shtabit teknik. ndaj meritat dhe gëzimi sipas tij u takojnë të gjithëve pa dallim.
Jemi të vetëdijshëm se elita kërkon më shumë angazhim dhe përgjegjësi por jemi të vendosur dhe zotohemi që do të jemi anëtar i denjë i elitës, ka shtuar z. Shahini.
Në fund presidenti Vokrri i dhuroi kryetarit të KF “KEK”-u një fanellë të Kombëtares së Kosovës.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...