Google ADS

Vokrri e komenton ndërtimin e sadiumit nacional

00:45 | 30 Tetor 2017
Arbresh.info

Ndërrimi i lokacionit për ndërtimin stadiumit nacional të Kosovës, është tema e ngritur ditëve të fundit në Kosovë.

Edhe pse Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve muaj më parë përcaktoi lokacionin e Bërnicës së Poshtme si vend ku do të ndërtohet stadiumi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë pjesëmarrjes në konferencën e tetë të kryetarëve të Kuvendeve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Budapest, tha se Kosova  do të ndërtojë Stadiumin Olimpik në Drenas.

E kryetari i Federatës së Kosovës në Futboll, Fadil Vokrri, i ftuar në emisionin sportiv në RTK, ka thënë se nuk është i preokupuar me stadiumin nacional të Kosovës, por kërkon që Stadiumi i Prishtinës të jetë sa më parë gati për të pritur ndeshjet ndërkombëtare të Kosovës.

Përfaqësuesja e Kosovës eliminatorët e para ndërkombëtare është detyruar t’i zhvillojë në Shkodër, si mungesë e një stadiumi në Kosovë që do të plotësonte kushtet e përcaktuara nga UEFA.

“Prioriteti kyç është që të përfundojnë punimet sa më parë në stadiumin e Prishtinës, ndërsa ai Nacional nuk është me rëndësi ku ndërtohet. Nuk jemi ne në dijeni nëse ka probleme të tilla, por edhe nëse ka, neve nuk na preukupon shumë sepse siç e thash edhe më parë prioritet është përfundimi sa më parë i punimeve në stadiumin e Prishtinës”, shtoi Vokrri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme