Juventus dhe Torino e mbyllën derbin lokal pa gola.
Megjithatë, te Torino duket se nuk janë të kënaqur me verdiktin e fushës dhe Mërgim Vojvoda thekson se skuadra e tij meritonte tre pikët.
Mbrojtësi i Kosovës shtoi se Juventus pati vetëm një rast me Vlahovic dhe se përgjatë gjithë pjesës tjetër të ndeshjes, ishte Torino që udhëhoqi takimin.
“Nëse Lazaro do ta shënonte atë rastin në fundin e ndeshjes, atëherë do të kishim marrë tre pikë të merituara. Më vjen keq që nuk shënuam gol, ishte i vetmi detaj që na mungoi.
E kishim përgatitur ndeshje në mënyrën e duhur, tani të vazhdojmë të punojmë për të mbledhur më shumë pikë. Megjithatë, më vjen inat sepse i meritonim tre pikët, nuk gabuam asgjë në fushë. Ata patën vetëm një rast me Vlahovic dhe gjithë të tjerat i bëmë ne”, u shpreh Vojvoda.
Vojvoda ishte njëri nga më të mirët në këtë sfidë./Arbresh.info/
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit